×
  • Sport
  • Sport

    Lamtumirë De Gea, e ardhmja duket se do t’i sjell klub të ri

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 9:31

    David de Gea thuhet se ka refuzuar ofertën përfundimtare të rinovimit të kontratës me Manchester United.


    ‘Djajtë e Kuq’ shtuan një opsion në kontratën e De Geas për të zgjatur marrëveshjen e tij të tanishme deri në vitin 2020, por bisedimet janë ndalur.

    Dhe spanjolli tani e ka bërë të qartë se ai nuk do të qëndrojë në Old Trafford përtej sezonit të ardhshëm, sipas The Sun, transmeton lajmi.net.

    Kjo e ka vendosur në presion të madh Unitedin, që dëshirojnë shitje e tij këtë verë dhe jo në vitin 2020 pasi ai mund të jetë një lojtar i lirë.

    Gjigantët francezë Paris Saint-Germain janë të gatshëm të ofrojnë 350 mijë funte në javë për të dhe tani po konsiderojnë një ofertë prej 60 milionë funte në këtë merkato.

    De Gea ishte votuar portieri më i mirë në Premier Ligë në pesë nga shtatë sezonet e fundit dhe ishte lojtari i vitit te United për katër sezone radhazi ndërmjet viteve 2014 dhe 2018.

    Gjithsesi, kjo i shkon të kaluarës pasi ai ka vuajtur shumë në edicionin e fundit – çka e ka shtyrë ta mendojë edhe largimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!