Lanika Rexhepi është shpallur nënkampione e Evropës në karate.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Karatesë, duke thurur fjalë të forta për sportisten e tyre.

“Ky rezultat pasqyron përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin e Lanika Rexhepit në sportin e karatesë”, thuhet në postimin e federatës në Facebook.

Reklamë

Njoftimi i plotë:

?? Lanika Rexhepi shpallet Nënkampione Europe ?

Federata Shqiptare e Karatesë ka kënaqësinë të njoftojë se Lanika Rexhepi është shpallur Nënkampione e Europës në kategorinë Cadet +61 kg, në Kampionatin Europian Cadet, Junior & U21 të zhvilluar në Limassol, Qipro, me pjesëmarrjen e rreth 1293 garuesve.

? Rruga e Lanikës drejt finales:

✅ 8-0 ndaj Malit të Zi

Reklamë

✅ 8-0 ndaj Gjeorgjisë

✅ 6-1 ndaj Francës

✅ 3-0 ndaj Italisë

? Finale: 0-1 ndaj Portugalisë

Reklamë

Ky rezultat pasqyron përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin e Lanika Rexhepit në sportin e karatesë.
Federata Shqiptare e Karatesë falënderon Lanikën dhe i uron shumë suksese në aktivitetet e ardhshme! ??