Vedat Muriqi, futbollisti i Kombëtares së Kosovës është shumë afër largimit nga Rizespor.
Ylli kosovar mund të ndërroj skuadër në afatin e verës, raporton Reporteri.net
Sipas mediave në Turqi, Muriqi është afër Galatasarayt, kjo e fundit ka bërë një ofertë më të mirë se skuadra rivale, Fenerbahce.
Thuhet se kampioni i Superligës për këtë sezon, ka ofruar plotë 3 milionë euro plus një futbollist për ekipin ku luan Muriqi.
Në anën tjetër ylli kosovar ka deklaruar se dëshiron të luaj për një skuadër që bën gara në Ligën e Kampionëve./Reporteri.net/