Manchester United po mendon për të bërë përforcime në merkato në janar.
Klubi anglez pëlqen sulmuesin e krahut të Leipzig, Yan Diomande dhe sipas drejtuesve ai mund të jetë një opsion më i mirë për skuadrën e Ruben Amorim sesa Antoine Semenyo.
Në Angli raportojnë se sulmuesi i Bournemouth ka zgjedhur të bashkohet me Manchester City në janar, pavarësisht se një numër klubesh, përfshirë United, Arsenal dhe Tottenham kishin shfaqur interes.
Nisur nga kjo, Manchester United vendosi të shikonte të tjera opsione për përforcime në ofensivë. Te “Djajtë e kuq” janë afruar emra si Mbeumo, Cunha dhe Sesko.
United është gati që të investojë për 19-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë, i cili vlerësohet nga klubi gjerman rreth 100 mln euro. Në këtë sezon në Bundesligë, Diomande ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 14 takime të luajtura.