Mediat italiane: Granit Xhaka në Inter

Tani që afati kalimtar i verës po afrohet, Interi e ka intensifikuar punën për të gjetur mesfushorë të ri dhe kjo ka bërë që drejtuesit e zikaltërve të shprehin interesim për Granit Xhakën e Arsenalit.


Afati kalimtar i verës do të hapet më 1 korrik dhe Interi tanimë ka filluar punën për ta përforcuar skuadrën gjatë verës. I fundit që është lidhur me një transferim në Inter është pikërisht Granit Xhaka, transmeton Gazeta Express.

Interi pritet të bëjë shumë investime gjatë verës, veçanërisht për ta përmirësuar repartin e mesfushës. Drejtorët e klubit ëndërrojnë për Toni Kroosin, Ivan Rakiticin e Tanguy Ndolbelen. Së fundi kësaj liste i është shtuar edhe Xhaka.

E përditshmja italiane, Corriero dello Sport, pretendon se Xhaka mund të transferohet në Inter në fund të sezonit, përkundër që Arsenali nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij. Madje, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka qenë në Angli gjatë ditëve të fundit.

Për më tepër, kontrata e Xhakës me Arsenalin, e cila u rinovua vitin e kaluar, është e vlefshme deri në qershor të vitit 2023. Por, kjo kontratë nuk po i ndalë drejtorët e Juventusit të interesohen për mesfushorin dhe ata janë të gatshëm t’i shpenzojnë deri në 50 milionë euro për të.

Xhaka i ka bërë 32 paraqitje për Arsenalin këtë sezon, gjatë të cilave i ka shënuar katër ndeshje dhe i ka asistuar tri të tjera. Në disa ndeshje, ai e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit