×
  • Sport
  • Sport

    Mesfushori i Vushtrrisë dënohet me dënimin më të rëndë në histori të Superligës

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 14:12

    Komisioni Disiplinor në Futbollin e Kosovës e ka dënuar me 12 muaj moslojë mesfushorin e Vushtrrisë, Besart Veseli.


    Kjo pasi që Veseli e kishte goditur një lojtar të Fushë Kosovës teksa po qëndronte i shtrirë në fushë.

    “BESART VESELI; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria me numër të ID kartelës; 003130M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 7, në procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar komisionit për ndëshkim me karton të kuq dhe sulm fizik në lojtarin kundërshtar- goditje dhe shkelmim pa top të lojtarit kundërshtar derisa ky ishte i shtrirë për toke në ndeshjen e javës së; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – F.KOSOVA e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin “Ferki Aliu “në Vushtrri . (raportet e zyrtarëve nga ndeshja si dhe inçizimet televizive nga ndeshja e zhvilluar në Vushtrri). Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika 2.; DËNOHET; me ndalesë loje për; 12 muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Njëherit ky është dënimi më i rëndë në histori të Superligës së Kosovës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!