Lionel Messi e ka mbyllur sezonin e rregullt në kampionatin amerikan me hat-trick.
Sulmuesi argjentinas shënoi tre gola në fitoren 5-2 të Inter Miamit ndaj Nashville SC.
38-vjeçari shënoi dy supergola dhe një penallti.
Inter Miami e mbylli sezonin e rregullt me 65 pikë duke renditur në vendin e tretë, me vetëm një pik pas liderit, Philadelphia Union, derisa Messi e mbylli sezonin me 29 gola e 19 asistime.
Ai u shpall MVP i sezonit në kampionatin e MLS-së, derisa tashmë luhet edhe faza e play-offit.