×
  • Sport
  • Sport

    Messi tri herë më shumë gjasa sesa Ronaldo për t’u bërë kampion i Evropës

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 9:12

    Liga e Kampionëve është duke ardhur drejt fundit dhe pjesa finale e kësaj gare pritet të jetë shumë emocionuese.

    Shorti i çerekfinaleve muajin e kaluar i solli disa ndeshje mjaft interesante. Tottenhami u përball Manchester Cityn, ndërsa Barcelona me Manchester Unitedin, transmeton Gazeta Express.

    Tani që Real Madridi është eliminuar dhe janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale (Tottenham 1:0 Manchester City, Liverpool 2:0 Porto, Manchester United 0:1 Barcelona, Ajax 1;1 Juventus), ESPN i ka publikuar gjasat e secilit klub për ta fituar titullin.

    Kush do ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve? Superkompjuteri i ESPN, Indeksi i Fuqisë në Sport, i ka parashikuar gjasat e secilit klub për ta fituar titullin dhe Liverpooli e kryeson këtë listë, ndërsa skuadra e Lionel Messit ka tri herë më shumë gjasa për të triumfuar sesa ajo e Cristiano Ronaldos.

    Indeksi i Fuqisë në Sport është një sistem i vlerësimit ndërkombëtar të klubeve, i dizajnuar për ta përfaqësuar në mënyrën më të mirë nivelin aktual të përgjithshëm të një skuadre. Ky indeks i parashikon sukseset që mund t’i ketë një skuadër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!