×
  • Sport
  • Sport

    Milan kërkon talentin e Europës, Ajax është ‘OK’ vetëm nëse…

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 9:24

    Milan po mendon që në verë të “peshkojë” te Ajaxi.


    Skuadra italiane po tenton ta transferojë Donny van de Beek për të cilin kanë shprehur interesim shumë klube të mëdha evropiane.

    Edhe në të kaluarën mesfushori holandez ka qenë objektiv i merkatos së Milanit por negociatat kanë dështuar me Ajaxin që ka kërkuar më shumë miliona për të lënë të lirë “xhevahirin” e tyre.

    “Rosonerët” e kishin mundësinë që para dy vitesh të nënshkruanin me Van de Beekun për 25 milionë euro, ndërsa sot vlera e tij është dyfishuar.

    Ajax për të lënë të lirë 22-vjeçarin po kërkon plot 50 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!