Pasi për dy vjet ua pagoi qiranë një familjeje që jetonte në baraka në Fushë Kosovë dhe pas publikimit të rrëfimit në Gazetën Online Reporteri.net, ka reaguar sërish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku.

Fillimisht Daku ishte lajmëruar në redaksinë e Reporteri.net, ku kishte shprehur vullnetin për t’i ndihmuar.

Pas publikimit të të stories dhe ndihmës që i dha kësaj familjeje Daku e ka shpërndarë rastin në profilin e tij, duke thënë se ndihma që i ofroi familjes së Arbëreshë dhe Brahim Latifit nuk kishte dashur të bëhej publike, por kjo u bë me insistimin e gazetares së Reporteri.net, Leonora Kolukaj.

Reklamë

Ai ka premtuar se nuk do të ndalet me kaq, duke theksuar se këto janë gjëra të vogla, por për dikë kanë vlerë shumë të madhe.

“Gjëra të vogla, por për dikë me vlerë. Dashtë Zoti askush të mos ketë nevojë për ndihmë, e dashtë Zoti ua jep këtë ndjenjë si kjo që unë e ndjeva duke ua shtrirë dorën atyre që kanë nevojë. Nuk do të ndalemi me kaq. (Nuk kam dashur që të bëhet publike, por me insistimin e Leonora F. Kolukaj)”, ka shkruar Daku.