Skuadra e Majorkas ka bërë një postim të veçantë për Vedat Muriqin pasi sonte shënoi gol ndaj Real Betisit.

Mallorca e ka paraqitur Muriqin afër një plazhi, dhe e ka shkruar “50 gola në La Liga”.

Muriqi është vetëm katër gola larg barazimit të rekordit që e mban legjenda kamerunase e futbollit, Samuel Eto’o.

Reklamë

Eto’o i ka 54 gola në La Liga me Mallorcan, ndërsa Muriqi pritet që të hyjë në histori si golashënuesi më i mirë i skuadrës në elitën spanjolle.

 

Me këtë ritëm të golave, Muriqi mund ta thyejë rekordin e vendosur nga Eto’o, e që është mbajtur për kohë të gjatë.

Reklamë