×
  • Sport
  • Sport

    Mustafi kritikohet ashpër nga legjenda e Liverpoolit

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 17:05

    Shkodran Mustafi pati një paraqitje për tu harruar në humbjen e së dieles ndaj Crystal Palaces.


    Shkodrani bëri një gabim trashanik që i kushtoi me gol skuadrës së tij dhe njëkohësisht me humbje, shkruan Reporteri.net

    Vargut të kritikiave iu është shtuar edhe legjenda e mbrojtjes së Liverpoolit, Jamie Carragher, i cili ka thënë se Mustafi ka pasur një paraqitje horror.

    “Rezultati ishte një surprizë e madhe për shkak të rekordit të Arsenalit në ndeshjet në shtëpi. Unë nuk u habita nga Mustafi – ai ka qenë një rrëmujë që kur u transferua në klub dhe kjo është vetëm një tjetër dëshmi për këtë gjë”, ka thënë Carragher.

    “Ai është fajtor për golin e dytë gjithashtu. Mendoj se kjo i dëmton shumë gjasat e Arsenalit për ta zënë një vend në top katërshe. Megjithatë, ata mund të kualifikohen [në Ligën e Kampionëve] duke triumfuar në Ligën e Evropës”.

    E duke parë paraqitjet e dobëta të shqiptarit, si duket Emery e ka përfshirë në listën e lojtarëve që do të shiten gjatë veres.

    Mustafi u transferua nga Valencia në vitin 2016 për 40 milionë euro./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!