×
  • Sport
  • Sport

    Ndodh edhe kjo: Studimi i Universitetit gjen tri mënyra të reja për ta përshkruar Messin

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 21:48

    23 Prill, është dita e Shën George-it dhe është një festë e madhe në Kataluni, ku festohet pasioni për letërsi dhe Universiteti Nacional i Katalunisë (UIC) vendosi të bëjë një kompeticion lidhur me Lionel Messin këtë vit.


    Iniciativa e cila drejtohej nga gazetari Miguel Angel Violan, kishte për synim që të sjellte mënyra të reja për ta përshkruar yllin e Barcelonës, shkruan Reporteri.net

    “Mendoj se do të kishte qenë interesant me e lidhë diçka akademike me diçka të popullarizuar, siç është një futbollist të cilin shumë e konsiderojnë si më i miri i të gjitha kohërave”, Violan tha për Efe.

    “Disa mund të mendojnë se nuk ka më mbiemra për të, kështu që ky hulumtim ka për qëllim të shoh sa është e vërtetë kjo”.

    Kishte tri mënyra të reja për ta përshkruar argjentinasin të cilat bën listën e shkurtë.

    Njëra ishte “RE-GOL-UCIONARIO”, e cila nënkuptonte “REVOLUCIONAR”.

    Fjala e radhës ishte “INADJETIVABLE”, e cila nënkuptonte “I PAMBIEMËR”.

    Më në fund ishte edhe termi “GENERAL DE GOL”, që nënkuptonte “GJENERALI I GOLAVE dhe i bazuar në Gjeneralin Charles de Gaulle.

    Kujtojmë që Messi është duke zhvilluar njërin nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Ai prinë në garën për këpucën e artë të Europës me 33 gola./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!