Granit Xhaka ishte një nga të nominuarit për Topin e Artë të vitit 2024.
Xhaka është renditur në vendin e 16-të nga France Football.
Pas kësaj ka reaguar edhe babai i tij, Ragip Xhaka. Ai këtë sukses të të birit e ka quajtur një ëndërr të bërë realitet, e ka thënë se djali i tij është shembull për të gjithë të rinjtë që synojn majat.
“Sot zemra ime rreh më fort se kurrë, sepse biri im, Graniti, është renditur në vendin e 16-të për Topin e Artë. Ky është momenti kur ëndrrat tona, sakrificat dhe përkushtimi shndërrohen në një realitet. Graniti është një shembull për çdo të ri që synon majat!”, ka shkruar ai ndër të tjera.