Bota e sportit është në zi pas lajmit tronditës se kampioni i botës në boks Ricky Hatton është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare.
I njohur me nofkën “The Hitman”, Hatton u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Mançester mëngjesin e sotëm. Policia konfirmoi ngjarjen, duke deklaruar se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë.
“Mund të konfirmojmë se kemi gjetur një trup në një adresë në Bowlacre Road në Gee Cross në orën 06:45 të mëngjesit të sotëm, të dielën, 14 shtator. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë,”– thuhet në deklaratën e policisë.
Hatton ishte planifikuar të rikthehej në ring në dhjetor, 13 vjet pas ndeshjes së tij të fundit profesionale. Ky rikthim ishte shumë i pritur nga fansat dhe komuniteti i boksit, duke e bërë lajmin e vdekjes së tij edhe më tronditës.
Karriera e Hatton zgjati nga 1997 deri në 2012, duke përfshirë 45 fitore e 2 humbje, po ashtu duke përfshinte përballje me emra si Kostya Tszyu, Paulie Malignaggi, Floyd Mayweather Jr. dhe Manny Pacquiao.
Ai ishte një ikonë e klasës punëtore britanik, i lindur dhe rritur në Mançester, që u kthye në një figurë të dashur për publikun jo vetëm për sukseset në ring, por edhe për shpirtin e tij sportiv dhe jetën e sinqertë jashtë ringut.