Kapiteni i Kosovës, Valon Berisha është vetëm njëri nga 3 mungesat e mëdha që Përfaqësuesja e Kosovës do t’i ketë sot në Podgoricë.
Përfaqësuesja e Kosovës sot luan ndeshjen për Kualifikimet e ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi me fillim nga ora 20:45, shkruan Reporteri.net
‘Dardanët’ do të duhet të mos llogarisin në shërbimet e mesfushorëve kryesor, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala e Valon Berisha.
Ky i fundit përmes një postimi në InstaStory ka shprehur përkrahjen e tij për Përfaqësuesen e Kosovës.
“Kosova ime e dashur, hajde ishalla me fitore. Fat e suksese, djema”, ka shkruar Valoni.
Kujtojmë që Kosova është në grup me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
‘Dardanët’ kanë zhvilluar vetëm një lojë deri më tani, në barazimin 1:1 ndaj Bullgarisë, përderisa Mali i Zi është deklasuar nga Anglia./Reporteri.net/
