Federata Ndërkombëtare e Skive vendosi që sportistët rusë dhe bjellorusë të mos garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026, edhe si neutralë.
Një goditje e madhe, duke menduar që Rusia u rendit e treta për medalje të fituara në Olimpiadën e fundit. Lufta në Ukrainë ka penalizuar këta sportistë që nuk do të jenë në garat që do të zhvillohen në Itali nga 6 deri më 22 shkurt të vitit të ardhshëm.
Shqipëria pritet të përfaqësohet në këto gara me 4 sportistë, ku pritshmëri të mëdha për medalje ka për Lara Colturi. 18-vjeçarja do të nisë këtë fundjavë edhe sezonin e ri në Kupën e Botës, që do të kulmojë pikërisht me Lojërat Olimpike Milano – Cortina 2026.
Kjo do të jetë hera e gjashtë që Shqipëria përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore.