Milot Rashica ka shkëlqyer me skuadrën e Werder Bremenit këtë edicion duke shënuar plot 12 gola e duke dhuruar 6 asiste.


Ai ka qenë protagonisti kryesor i skuadrës prej fillimit të vitit e deri në ndeshjen e fundit, duke i ndihmuar ata që të arrijnë deri në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, kur u eliminuan nga Bayerni, shkruan Reporteri.net

Reklamë

Menjëherë pas përfundimit të sezonit, Miloti ka vendosur ta shpërblejë formën e tij të mirë që e pati me një super veturë të tipit Mercedes AMG Gtr.

Ai në rrjetin e tij instagram ka shpërndarë storien e vëllaut të tij, i cili shihej duke e ngarë makinën e tij.

Vlera e kësaj makine kap shifrën e hiq më pak se 160 mijë eurove dhe ka performanca të shkëlqyra./Reporteri.net/

Reklamë