Në Philadelphia zhvillohet sfida e Grupit I mes Francës dhe Irakut, një ndeshje që mund të ketë ndikim të rëndësishëm në rrugën drejt kualifikimit në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.
Franca e drejtuar nga Didier Deschamps vjen në këtë takim pas fitores në ndeshjen e parë, ku mposhti Senegalin me rezultatin 3-1.
Me Kylian Mbappe në formë të shkëlqyer dhe me një nga organikët më të kompletuara të turneut, kampionët e botës 2018 dhe finalistët e 2022-s hyjnë në këtë përballje si favoritë të qartë.
Në anën tjetër, Iraku rikthehet në një Botëror pas 40 vitesh mungesë dhe kërkon të gjejë vazhdimësi, por edhe reagim pas humbjes 4-1 ndaj Norvegjisë në ndeshjen e parë.
Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
