×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport / Kualifikimet

    Përfundon pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës, ende asnjë gol – Xhaka fishkëllehet

    Reporteri
    18 Nëntor 2025 | 21:37

    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

    Rezultati edhe pas 45 minutash kohë e rregullt dhe një minute kohë shtesë, vazhdon të mbetet 0:0, shkruan Reporteri.net.

    Përgjatë ndeshjes, Kapiteni i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, u fishkëllua nga tifozët.

    Ai i Kosovës, Amir Rrahmani, u ndëshkua me karton të verdhë.

    Trajneri Franco Foda ka nënvizuar rëndësinë e një paraqitjeje solide dhe formën shumë të mirë të disa prej futbollistëve, me theks të veçantë te Fisnik Asllani, i cili po shkëlqen me gola dhe lëvizje vendimtare në hapësira të ngushta.

    Kosova ka siguruar fazën “playoff” për kualifikime në Kupën e Botës 2026 dhe kundër Zvicrës vetëm një rezultat prej gjashtë golave epërsi do të siguronte direkt një biletë për Kampionatin Botëror./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!