Përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, në një konferencë për media ka folur për ndeshjen ndaj Kosovës që do të zhvillohet të hënën në Prishtinë.

Ai ka thënë se Kosova ka një ekip të shkëlqyer.

“Kosova është një ekip i shkëlqyer, e do futbollin dhe ka ide të qarta për lojën. I pëlqejnë pasimet e shkurtra dhe e kemi parë në Ligën e Kombeve se ka treguar paraqitje të mira. Megjithatë, ne jemi të përqendruar tek objektivat tanë”, ka thënë ai.

Reklamë

Kurse, sa i përket yllit të ekipit, Alexander Isak, ka thënë se nuk dëshirojnë të rrezikojnë.

“Ka zhvilluar pesë stërvitje pas lëndimit, por nuk duam ta rrezikojmë. Duhet të shohim aspektin afatgjatë, jo vetëm atë afatshkurtër”, ka deklaruar ai.