×
  • Sport
  • Sport

    Plas boksi te Bayerni, përleshen yjet mes vete

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 19:04

    Ka plasur skandali te skuadra gjermane Bayern Mynchen. Dy yjet e saj, Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman janë përleshur fizikisht sot në stërvitje dhe sipas “Bild”, ata kanë shkëmbyer edhe grushte, shkruan Reporteri.net. 


    “Bild” shkruan se të dy sulmuesit kanë goditur njëri-tjetrin në fytyrë.

    Sipas Bild kanë ndërhyrë bashkëlojtarët e tyre Niklas Sule dhe Jerome Boateng që situata të mos eskaloi dhe më shumë.

    Pavarësisht këtij incidenti, trajneri Niko Kovaç raportohet se ka vazhduar me stërvitjen. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!