×
  • Sport
  • Sport

    E mrekulleshme, portieri i Kosovës debuton këtë fundjavë në Premier Ligë

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 21:08

    Kampionati anglez është futur në një fazë të nxehtë, pasi dy skuadrat e kreut Liverpuli dhe Manchester City janë në një duel të ashpër për t’u shpallur kampion.


    Ato janë larg njëra-tjetrës me vetëm dy pikë momentalisht, ku të kuqtë e Jurgen Klop kanë zhvilluar edhe një ndeshje më shumë se qytetarët e Pep Guardiolës.

    Ndonëse kanë mbetur edhe 6 ndeshje deri në fund të sezonit një gabim i njërës apo tjetrës do të thotë se çështja e titullit mund të mbyllet.

    Nga krahu tjetër nuk kanë mbaruar dhimbjet për trajnerin e Cityt, teksa këtë fundjavë pritet të bëjë llogaritë pa portierin e tij kryesor, Ederson Moraes.

    Ky i fundit pësoi një lëndim në këmbën e majtë gjatë ndeshjes kundër Totenhamit të vlefshme për “Champions League” dhe pritet që këtë fundjavë të jetë titullarë portieri shqiptar, Arijanet Muriq.

    Sipas mediave angleze ende nuk dihet nëse do të mungojë Edersoni zyrtarisht, por shanset për gardianin e Kosovës janë të mëdha që të luajë ndaj Cristal Palace.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!