×
  • Sport
  • Sport

    Predhë e Memushajt, mesfushori shqiptar nderon Peskarën në Itali

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 22:39

    Ledian Memushaj konfirmohet sërish si një element tepër i rëndësishëm për Peskarën, në luftën e klubit italian për ngjitje në Seria A.


    Mbrëmjen e sotme, ekipi i mesfushorit vlonjat, luan në shtëpi përballë Peruxhias, dhe gjendet në fitore 1-0. Dhe golin e ka shënuar pikërisht Memushaj, në minutën e 29-të.

    Pas një goditje dënimi, topi u përplas në mur dhe shkoi tek Memushaj që gjendej aty, si një kandidat për të goditur edhe ai goditjen e dënimit. Mesfushori i Kombëtares, nuk u mendua dy herë nga topi i kthyer, dhe me një të djathtë të menjëherëshme, shtangu portierin kundërshtar duke tundur rrjetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!