Urimeve për kombëtaren e Kosovës pas fitores ndaj Suedisë iu bashkangjit edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Begaj uroi ekipin dardan, duke theksuar se lojtarët e Kosovës i bënë të gjithë krenarë.
“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe!”, ka shkruar presidenti shqiptar.
Kosova mbrëmë triumfoi ndaj Suedisë me rezultat 1:0, falë golit të shënuar nga Fisnik Asllani.
Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë!
Djemtë tanë na bëjnë krenarë.
Përpara shqipe! 🦅🦅 pic.twitter.com/lCOZMej0C5
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) October 14, 2025
Reklamë