Kampioni francez, Paris Saint-Germain ka vendosur nëse do të ngjallë interesimin për transferimin e Marcus Rashfordit nga Manchester Unitedi.
Anglezi është duke kaluar në formë të dobët dhe kjo formë ka nxitur thashethemet e reja për të ardhmen e tij në Manchester.
Situatën e tij e ka monitoruar PSG-ja, sidomos pas konfirmimit se Kylian Mbappe do të largohet në fund të sezonit.
Unitedi dëshiron 100 milionë funte për shitjen e Rashfordit. Ani pse kjo shifër do të ishte e përballueshme për kampionin francez, klubi ka vendosur që të mos transferojë anglezin gjatë verës.
Parisienët kanë mbajtur një takim dhe kanë vendosur që të kërkojnë për opsione të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.