Kombëtarja shqiptare do të përballet në orën 20:45 me Serbinë, një ndeshje që do të luhet në stadiumin e Leskovcit.
Ndërkohë pak minuta më parë janë publikuar formacionet zyrtare, për takimin e vlefshëm për kualifikueset e botërorit.
Sylvinho dhe trajneri serb Stojkovic, kanë vendosur për titullarët. Tekniku i kuqezinjve ka preferuar të luajë me më të mirët, në një sfidë ku do kërkohet vetëm fitorja.
Nga ana tjetër, mungesat te serbët kanë detyruar Stojkovic që të bëjë disa ndryshime në formacion.
Formacionet zyrtare:
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Shehu, Laçi, Asllani, Broja, Manaj, Uzuni.
Trajner: Silvinjo
SERBIA: Petroviç, Erakoviç, Veljkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Stankoviç, Kostiç, Samarxhiç, Vlahoviç, Mitroviç. (I mundshëm)