Racizëm në futboll: Tifozët e Chelseat i thonë Salahut “bombardues” – reagon klubi londinez

Tifozët e Chelseat kanë shkaktuar edhe një herë polemika, pasi që video duke kënduar këngë ofenduese është duke qarkulluar në internet, pak para fillimit të ndeshjes ndaj Sparta Pragës.


Klubi anglez ka reaguar menjëherë pas këtij incidenti, dhe ka dënuar rëndë ata që kanë bërë një gjë të tillë, të cilët nuk janë identifikuar ende.

Tifozët e Chelseat sulmuan në baza racore yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, duke e quajtur ”një bombardues”, para fillimit të ndeshjes me Sparta Pragën, shkruan Periskopi.

Sulmet islamofobike vien pak ditë para se Chelsea të takohet me Liverpoolin në kuadër të Premier Ligës, teksa Salah ishte gjithashtu ish-lojtar i ‘Bluve’.

Ekipi i sigurimit të Chelseat u përpoq në të gjitha mënyrat që të pengonte tifozët të futeshin në stadiumin e Pragës, teksa tre nga gjashtë prej tyre janë larguar nga stadiumi, duke vazhduar atë që ekipi londinez e përshkruan si një qëndrim “tolerance zero” për racizmin.

Ata do kërkojnë që sa ma shpejtë të identifikohen tifozët që bën një gjë të tillë dhe të përjashtohen nga çdo gjë që i lidh me klubin e Chelseat.