Ylber Ramadani është futbollisti që ka përshkuar më shumë kilometra deri më tani në Serie A. Mesfushori shqiptar i Lecce numëron 151,7 kilometra në 13 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, duke mos munguar në asnjë.
Kjo është një e dhënë mbresëlënëse, pasi Ramadani ndihmon ekipin puljez si në mbrojtje, ashtu edhe në organizimin e aksioneve.
29-vjeçari, i cili po luan sezonin e tretë në Serie A, ka lënë pas në këtë klasifikim Di Lorenzon e Napolit dhe Kalstromin e Udineses.
Lecce, falë kontributit të Ylber Ramadanit, por edhe të shqiptarit tjetër, Medon Berishës, ndodhet në vendin e 14. Berisha ka lënë gjithashtu gjurmë me 2 gola të shënuar dhe 3 asiste.