Interi ka bërë një afrim të rëndësishëm në orët e fundit të merkatos. Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit zviceran, Manuel Akanji.

30-vjeçari ishte një dëshirë e Milanit në këtë merkato. Drejtori sportiv, Igli Tare ishte pranë akordit me Manchester City-n, por vetë lojtari refuzoi një transferim te kuqezinjtë, pasi dëshira e tij ishte të luante në Ligën e Kampioneve.

Nga kjo situatë përfitoi Interi, që u hodh në sulm dhe siguroi akordin. Akanji do të transferohet te zikaltërit në huazim për 2 milionë euro, me mundësi blerjeje në fund të sezonit për 15 milionë euro.

Reklamë

Lojtari është nisur drejt Italisë për vizitat mjekësore dhe në orët e ardhshme pritet të hidhet firma në kontratë.