×
  • Sport
  • Sport

    Rikthimi i dekadës: Kapiteni i madh vjen sërish te Kosova

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 17:46

    Anel Rashkaj, ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll, është rikthyer në reprezentacion pas një kohe të gjatë.


    Ai është përfshirë në listën e Bernard Challandes për ndeshjen kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, të cilat zhvillohen më 7 respektivisht 10 qershor, raporton Periskopi.

    Kujtojmë se Rashkaj ishte kapiten i Kosovës në fillim të periudhës së Albert Bunjakut në stolin e trajnerit, por problemet me lëndime ia pamundësuan atij aktivizimin e mëtutjeshëm në Kombëtare.

    Rashkaj aktualisht luan për Eskilstunën në elitën e futbollit suedez.

    29-vjeçari pritet të zëvendësojë të lënduarin, Hekuran Kryeziun, në zemër të mesfushës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!