Cristiano Ronaldo po vazhdon të jetë vendimtar edhe si 40 vjeçar.

Ai mbrëmë shënoi dy gola për kombëtaren e Portugalisë, në fitoren 5-0 ndaj Armenisë.

Me këto dy gola, Ronaldo tashmë është pas një rekordi të ri.

Reklamë

Portugezi ka 37 gola në Kualifikueset e Botërorit, duke e kaluar Lionel Messin, i cili ka 36 gola të shënuara me Argjentinën.

Ronaldo tani është dy gola larg për të barazuar rekordit historik të të gjitha kohërave, të cilin e mban futbollisti i Guatemalas, Carlos Ruiz, me 39 gola të shënuara në Kualifikueset e Botërorit.