×
  • Sport
  • Sport

    “Ronaldo e meriton Topin e Artë, jo Messi”

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 8:19

    Përderisa Lionel Messi është favorit për ta fituar Topin e Artë këtë vit, pas një tjetër sezoni të mrekullueshëm me Barcelonën – ish-futbollisti australian ,Tim Cahill, insiston se Cristiano Ronaldo duhet të shpërblehet me këtë çmim.


    Që të dy futbollistët, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, e mbajnë rekordin për më së shumti Topa të Artë, nga pesë secili. Mirëpo, argjentinasi pritet ta thyejë këtë rekord këtë vit, duke e fituar të gjashtin, transmeton Gazeta Express.

    Messi i ka shënuar 36 gola në La Ligë këtë sezon, kur Barcelona ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit. Ai kontribuoi në skuadrën e vet edhe me 12 gola të tjerë në Ligën e Kampionëve.

    Edhe pse statistikat e Ronaldos në Juventus nuk janë aq të mira – portugezi i ka shënuar 15 gola më pak në ligë sesa Messi – Cahill beson se fakti që ai është përshtatur kaq suksesshëm në një ligë tjetër meritohet të shpërblehet me Top të Artë.

    “Arsyeja pse them Ronaldo, e di që njerëzit nuk do të pajtohen, por e them këtë për shkak të gjithçkaje që ai ka bërë në Juventus”, ka thënë Cahill për Alkass Sport.

    “Ai u largua nga Real Madridi, shkoi atje dhe pati ndikim shumë të madh në ligë. Kurrë nuk e kam parë ndonjë futbollist ta bëjë këtë gjë në Manchester United, Madrid apo diku tjetër për shumë vite”.

    “Dhe unë e di se ai nuk e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve, por ai ka ndikuar te cilado skuadër. Nëse ju mund t’i merrni lojtarët dhe t’i vendosni diku, në moshën e tij… Unë e di që njerëzit nuk pajtohen, unë vetëm e vlerësoj profesionalizmin e tij”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!