×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo i drejtohet Juventusit: “Transferomi këta 6 futbollistë”

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 20:59

    Mediat italiane raportojnë se Cristiano Ronaldo dëshiron ta ketë fjalën e fundit në politikën e transferimeve të Juventusit dhe si rrjedhojë e ka përpiluar një listë me gjashtë futbollistë që ai do të donte t’iu bashkoheshin atij në Torino.


    Cristiano Ronaldo njoftoi se do të qëndrojë në Juventus deri në përfundim të kontratës, menjëherë pasi bardhezinjtë e fituan titullin e tetë radhazi në Serie A fundjavën e kaluar, duke i hedhur poshtë thashethemet se mund të largohet para kohe pas eliminimit zhgënjyes nga Liga e Kampionëve.

    Sipas gazetës sportive italiane “Corriere dello Sport”, Ronaldo ka përpiluar një listë me gjashtë futbollistë të cilët dëshiron t’i shohë në Juve sezonin e ardhshëm, në përpjekje për t’i ndihmuar klubit ta fitojë trofeun e shumëkërkuar, Ligën e Kampionëve.



    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!