Gjatë tubimit të partisë së tij në Nish më 16 maj të këtij viti, Presidenti i Serbisë u përpoq ta inkurajonte Dragan Stojkoviqin që ta mposhte Shqipërinë në futboll por nuk ia doli ta bënte këtë.
“Në qershor ose korrik, do të luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mundur ata”, i tha presidenti serb në atë kohë.
Buzëqeshja e gjerë e Stojkoviqit flet shumë për gjithçka që ndodhi atëherë, por pas disfatës në Leskovc, gjithçka ndryshoi.
Ai nuk është më në pozicionin e trajnerit të Serbisë, ai nuk do të udhëtojë në Andorra me ekipin kombëtar dhe duket se ky është fundi i udhëtimit të tij në krye të kombëtares serbe. /Reporteri.net/