Ka nisur ceremonia për hedhjen e shortit të Botërorit, ku do të marrin pjesë 48 ekipe.
Kombëtaret mbeten në pritje, për të mësuar grupet dhe kundërshtarët e tyre.
Ky do të jetë Botërori me më shumë skuadra pjesëmarrëse në histori, plot 48, ku 42 prej tyre tashmë janë të konfirmuara, ndërsa 6 do të mësohen në mars, pas ndeshjeve të “Play Off”-it.
Në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr pjesë edhe presidenti i SHBA-ve.
Donald Trump do të marrë gjithashtu Çmimin e Paqes nga kreu i FIFA-s, Gianni Infantino.
Ngjarja është konceptuar si një spektakël, ku performojnë ikona të muzikës si Andrea Bocelli, ylli i popit Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger.
Meqenëse ky është Botërori më i madh i të gjitha kohërave, do të thotë se ka më shumë debutues se zakonisht.
Kuraçao dhe Kepi i Gjelbër janë dy ekipet më të vogla që kanë arritur ndonjëherë në këtë ngjarje.
Jordania dhe Uzbekistani janë gjithashtu pjesë e saj për herë të parë.
Procesi përfshin edhe Kombëtaren shqiptare së bashku me Kosovën, që do të duhet të luajnë 2 ndeshje për të siguruar biletën zyrtare. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në gjysmëfinale dhe me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë në finale.
Skuadrat janë ndarë në 4 vazo, në bazë të renditjes së FIFA-s, me përjashtim të tre ekipeve organizatore – Amerikë, Meksikë dhe Kanada – që ndodhen në vazon e parë, dhe ekipeve që do të bashkohen nga Play Off-i, të cilat ndodhen në vazon e katërt.
Nga shorti do të formohen 12 grupe me nga 4 skuadra secila, ku 2 të parat dhe 8 ekipet e treta më të mira do të kualifikohen për në fazën tjetër. Spanja shihet si favoritja kryesore për të triumfuar.
Në event janë të pranishëm edhe delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova, të kryesuar nga presidentët e federatave, Armand Duka dhe Agim Ademi.
Donald Trump do të marrë gjithashtu Çmimin e Paqes nga kreu i FIFA-s, Xhani Infantino. Ngjarja është konceptuar si një spektakël, ku do të performojnë ikona të muzikës si Andrea Bocelli, ylli i popit Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger.
Treshja e prezantuesve do të përbëhet nga Heidi Klum, Kevin Hart dhe Dani Ramirez. Në të njëjtën kohë, ish-futbollisti Rio Ferdinand dhe prezantuesja e njohur amerikane Samantha Johnson do të marrin pjesë në procesin e shortit.