Girona ka njoftuar se Marc-Andre ter Stegen do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë të premte për shkak të një dëmtimi në kofshën e pasme të këmbës së majtë.
Klubi bëri të ditur se shkalla e saktë e dëmtimit do të përcaktohet vetëm pas operacionit. Vendimi për ndërhyrjen u mor pas ekzaminimeve shtesë të kryera gjatë kësaj jave.
Testet treguan se dëmtimi është më serioz sesa ishte vlerësuar fillimisht. Ter Stegen kishte zhvilluar vetëm dy ndeshje zyrtare me Gironën, pas transferimit në huazim nga Barcelona.
Rikuperimi pritet të jetë i gjatë dhe do të ndikojë në planet e klubit, ndërsa rrezikon mungesën në Botërorin e verës.