×
  • Sport
  • Sport / Ndeshjet e tetorit

    Trajneri i Zvicrës: As që e kemi menduar të shkojmë në Serbi pa Granit Xhakën

    Reporteri
    03 Tetor 2024 | 19:48

    Granit Xhaka do të jetë pjesë e Zvicrës për dy ndeshjet e muajit tetor në kuadër të Ligës së Kombeve.

    “Helvetikët” do të përballen me Serbinë në udhëtim dhe me Danimarkën.

    E në Serbi me Zvicrën do të udhëtojë edhe Granit Xhaka, teksa trajneri Murat Yakin tha që as që e kanë menduar të mos e marrin atë në Serbi.

    “As që e kemi marrë në konsideratë të mos e marrim Granitin me vete në Serbi. Natyrisht se është një ndeshje emocionale, por s’kemi pse i hapim gjithmonë rrëfimet e vjetra”, tha Yakin në konferencën për media.

    Përveç Xhakës, pjesë e këtij grumbullimi të Zvicrës është edhe Andi Zeqiri./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!