Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë.

Fillimisht, nëpër rrjete sociale u tha se tifozët anglezë u përleshën me ata serbë.

Megjithatë, Sky Sports raporton se përleshja u zhvillua mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.

Reklamë

“Policia gjermane është përballur me një incident me tifozë shqiptarë dhe serbë pranë qendrës së Gelsenkirchen. Shumica e oficerëve të lartë të policisë gjermane në vendngjarje thonë se për momentin ata besojnë se incidenti nuk përfshin tifozë anglezë”, thuhej në njoftimin e mediumit të madh anglez.