Mauricio Pochettino dhe Jurgen Klopp nuk do të kenë më kokëdhimbje sa i përket selktimit të ekipit për finalen e Ligës së Kampionëve pasi që ekipet do të lejohen të vendosin deri në 12 lojtarë në bankën rezervë.
Ndeshja e cila do të luhet në “Wanda Metropolitano” të Madridit më 1 qershor, vë përballë dy ekipe angleze për herë të parë pas 11 viteve, shkruan Reporteri.net
Tani, Liverpooli dhe Tottenham do të përgaditen në mënyrën më të mirë të mundshme për datën 1 qershor.
Lojtarët të cilët deri vonë janë shqetësuar se do të mbeteshin jasht listës së 18 lojtarëve, tani nuk do ta kenë më atë brengë pasi që rregullat e reja të UEFA-s lejojnë deri në 12 lojtarë për bankën rezervë.
Sipas të përditshmes The Times, UEFA ka vendosur duke marrë parasysh Superkupën e Europës së vitit të kaluar, kur ishte bërë eksperimenti.
Rregullat vlejnë edhe për finalistët e Europaligës, Chelsean dhe Arsenalin.
Padyshim që ky është një lajm i mirë për Klopp, Pochettino, Sarri e Emery./Reporteri.net/
