×
  • Sport
  • Sport

    Vëllai i tij Taulanti vendos të pensionohet nga futbolli, reagon Granit Xhaka

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 8:49

    Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka ka vendosur që të pensionohet nga futbolli aktiv në moshën 34-vjeçare në fund të këtij sezoni.

    Vëllai i tij, Graniti përmes rrjeteve sociale ia ka dedikuar disa fjalë Taulantit, duke thënë se emri i tij do të mbetet përgjithmonë.

    “Nuk është vetëm një emër. Është një kujtim, një ndjenjë, një histori. Disa emra zbehen, por ky mbetet përgjithmonë”, ka shkruar Granit Xhaka në rrjetet sociale

    Ëndrra e përbashkët e vëllezërve Xhaka për të luajtur sërish bashkë për Baselin nuk do të realizohet më.

    Taulanti pati një karrierë fantastike te Baseli, duke fituar gjashtë herë titullin e ligës dhe tri herë Kupën e Zvicrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!