Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, në konferencën për media bashkë me trajnerin Franco Foda, është deklaruar një ditë para ndeshjes mes Kosovës dhe Suedisë .
Ai është shprehur opitimist për ndeshjen e nesërme.
Ai ka thënë se Suedia ka kualitet, ndërsa ka veçuar sulmuesit e saj Isak dhe Gyokeres.
“Suedia ka kualitet si shtet. Është kombëtare që ka marrë pjesë në shumë Euro dhe Botërorë. Kryesorja është që nesër me tregu se jemi më të untë për fitore sesa ata” deklaroi Vojvoda.
Ai ka thënë se Kosova ka ende mundësi të kualifikohet në Botëror, përkundër humbjes nga Zvicra.
“Ne e dimë se i kemi humbur tri pikë, nuk janë 6 apo 10. Kemi mundësi hala për me u kualifiku. Sa të ka gjasa duhet me luftu me mundësitë tona”, ka pohuar ai.