Mediat në botë raportojnë se Interi është shumë afër që të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka.
RSI Sport raporton se kosovari Xhaka është një nga synimet e trajnerit të ri të Interit, Antonio Conte.
Sipas këtyre shkrimeve thuhet se tashmë Interi ka nisur bisedimet me lojtarin për një transferim të mundshëm të tij.
Nëse ndodhë transferimi i tij, Serie A do të jetë liga e tretë e fortë në të cilën Xhaka ka marrë pjesë, pas Bundesligës dhe Premier Ligës. Karrierën ai e nisi në Zvicër.