Dy xhudistet nga Kosova, Erza Muminoviqi (52 kg) dhe Flaka Loxha (57 kg) kanë fituar dy medalje të argjendta për garueset tona në European Open në Sarajevë, shkruan Reporteri.net.

Njoftimin e ka dhënë trajneri Driton Kuka përmes një postimi në Facebook.

Postimi i tij:

Reklamë

Erza Muminoviqi 52 kg

Flaka Loxha 57 kg

Dy medalje të argjendta për garueset tona në European Open në Sarajevë

Garë kjo e vlefshme për Ranglistën Botërore

Realisht në finale ishin afër të artave por duke pasur inciativë dhe një udhëheqje të dyjat treguan një ndjenjë të munguar të konsistencës në luftë të gjatë që do sjellte të artat,por Kosova me dy medalje të reja po ec përpara me emra të rinj e medalje të reja!

Reklamë

Kaq prej xhudos këtë fundjavë!

Flaka mposhti garuesen Ruse,Serbe e finale pësoj nga Sllovenja

Erza mposhti Serben e pësoj nga Rusja!

Diçka pak po e ndjekin xhudon mediat e dy shtyllave kryesore të sportit si duket unfollow xhudos apo jo !?

Reklamë