Petr Cech, portjeri legjendar i Chelseat do të rikthehet në klubin ku ai fitoi gjithçka, por kësaj radhe në një rol tjetër.
Siç mëson Sky Sports, Cech do ta kryej rolin e drejtorit sportiv tek Chelsea, shkruan Reporteri.net
36-vjeçari ka njoftuar se do të pensionohet pas përfundimit të këtij sezoni pasi të luaj ndeshjen finale të Europa Ligës e cila luhet të mërkurën e ardhshme në Baku kundër ish klubit të tij, Chelseat.
Në këtë fazë, nuk është ende e çartë se çfarë përgjegjësishë do të ketë Cech në stafin drejtues.
Kujtojmë që Cech kishte qenë heroi i finales së Ligës së Kampionëve të cilën Chelsea e fitoi ndaj Bayernit të Mynihut duke pritur tri penalti./Reporteri.net/