Mërgim Fejzullahu është bërë me skuadër të re për sezonin e ri, shkruan Reporteri.net.
Shqiptari i lindur në Zvicër, ka firmosur kontratë me ekipin Saarbrucken, i cili bën gara në futbollin e Gjermanisë.
25-vjeçari së fundi ishte pjesë e Eintracht Braunschëeig, ndërsa më parë ka luajtur edhe për klube si: Fortuna Dusseldorf dhe Alemannia Aachen – në këtë të fundit në 60 paraqitje shënoi 25 gola.
Për transferimin e shqiptarit foli edhe trajneri, Marcus Mann, i cili beson fuqishëm në futbollistin Fejzullahu.
“Me Mërgimin, tani sulmi do të jetë më i frikshëm. Do të ketë më shumë topa dhe opsione për kreativitet”, ka thënë Marcus./Reporteri.net/