Stefano Pioli nuk është më trajner i Fiorentinës. Klubi ka njoftuar shkarkimin e teknikut italian, pas rezultateve negative në Serinë A.
Vetëm katër pikë në 10 javë dhe vendi i fundit në renditje, ka detyruar drejtuesit të marrin vendimin drastik.
Fiorentina nuk njeh ende asnjë fitore në kampionat, duke pasur një nga ecuritë më të dobëta në histori të klubit.
Pioli refuzoi të jepte dorëheqjen dhe klubi u detyrua ta shkarkonte, pavarësisht kontratës deri në vitin 2028.
Trajneri i ardhshëm i Fiorentinës pritet të jetë Roberto D’Aversa, me të cilin negociatat janë në fazën përfundimtare.