×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Pulisic prezantohet te Chelsea

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 17:11

    Christian Pulisic është prezantuar sot në klubin e tij të ri Chelsea, me të cilët arriti marrëveshje gjatë afatit kalimtarë të janarit.


    Amerikani u transferua nga Borussia e Dortmundit për një shumë rreth 70 milionë euro, shkruan Reporteri.net

    Chelsea synon që me Pulisic ta zgjerojë tregun e saj në Amerikë, atje ku dominon skuadra e Manchester United dhe duke parë se talenti amerikan është kapiten i Kombëtares Amerikane, kanë zgjedhur njeriun e duhur për ta bërë këtë.

    Pulisic pritet ta zë vendin e njërit nga Willian apo Pedro, duke parë që të dy lojtarët kanë mbushur të tridhjetat.

    Kapiteni i Amerikës mund të luaj në disa pozita dhe mund të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin dhe sistemin e Sarrit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!