Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka mbetur pa trajner pas përfundimit të sezonit 2018/2019.
Blerim Mula, pritet që të largohet nga “kuqezinjtë”, ashtu siç kishte marrëveshjen me presidentin Agim Cana.
Këtë lajm e ka konfirmuar për “GazetaOlle”, menaxheri gjeneral, Besnik Gojani.
“Mula do të rikthehet në shkollën e futbollit, sepse ashtu ka qenë marrëveshja. Brenda 10 ditëve do ta emërojmë trajnerin e ri”, ka thënë Gojani.
Kujtojmë që Mula drejtoi Vëllaznimin drejt barazhit, por u mposht nga Trepça ’89./Reporteri.net/