Kandidati republikan për president, Donald Trump u zotua të premten të kryejë dëbime masive të emigrantëve nga Haiti nga qyteti Springfield i Ohajos, edhe pse shumica e tyre ndodhen legalisht në Shtetet e Bashkuara.
Qyteti për ditë të tëra e ka gjetur veten në qendër të një vorbulle të mediave sociale pasi agjitatorët e krahut të djathtë u kapën mbi pretendimet e rreme se të ardhurit nga Haiti po hanin kafshë shtëpiake.
“Ne do të bëjmë deportime të mëdha në Springfield, Ohio”, tha Trump në një konferencë shtypi në resortin e tij të golfit pranë Los Anxhelosit.
Shumica e 15,000 haitianëve në Springfield janë atje ligjërisht. Premtimi i kahershëm i Trump për të kryer deportime masive zakonisht i referohet atyre në vend në mënyrë të paligjshme.
Trump nuk e përsëriti pohimin që bëri gjatë debatit presidencial të së martës me demokraten Kamala Harris se emigrantët po hanin qen dhe mace, deklaratë kjo me të cilën që janë tallur gjerësisht.
Dy shkolla fillore u evakuuan dhe një shkollë e mesme në Springfield u mbyll të premten pas kërcënimeve anonime me bomba kundër komunitetit për të dytën ditë radhazi, sipas ABC News. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.